Çfarë ndodhi? Aktori Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Aktori Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si

Vetëm një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim vetëm pak kohë pasi u zgjodh me shumicë votash në parlament.

Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion