Çfarë dihet nga vrasja e postierit në Kamëz, kush janë kushërinjtë e dyshuar

Aktualitet

Çfarë dihet nga vrasja e postierit në Kamëz, kush

Policia e Tiranës ka arrestuar një person si të dyshuar të përfshirë në vrasjen e postierit, Lulzim Visha. Për ekzekutimin e 48-vjeçarit janë ushtruar kontrolle të shumta në zonën e Kamzës. Uniformat blu kanë vënë në pranga Eduart Lamin, pasi gjatë kontrolleve në rrugën Paqësore, në Zall Mner të Kamzës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

37-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. 37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa në kërkim policia ka shpallur djalin e xhaxhait të personit të arrestuar, Ervis Lamin, pasi rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në pronësi të tij, por përdorej edhe nga Eduart Lami.

Ervis Lami nuk është një emër i panjohur për autoritet policore, pasi së bashku me Admir Tafilin bashkëpunuan në arratisjen e të dënuarve nga burgu i Drenovës. Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdorur në ngjarje kriminale.

Në pyetje janë marrë familjarët e Vishës. Tashmë hetimet e policisë janë përqendruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit, por nuk përjashtohet as hasmëria për vrasjen që ka kryer vëllai i Lulzim Vishës në vitin 1997.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion