Richard Grenell krah Presidentit Trump në Kaliforni, njeriu i besuar i momenteve të vështira

Trending

Richard Grenell krah Presidentit Trump në Kaliforni, njeriu i besuar i

Në vizitën e parë si President i Shteteve të Bashkuara në atë që konsiderohet si “zonë krize”, në shtetin e Kalifornisë, pas zjarreve masive që shkaktuan shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale, Donald Trump është shoqëruar nga bashkëshortja Melania dhe një nga njerëzit e tij më besnikë, Richard Grenell.

Në takimin me drejtuesit dhe strukturat vendore të shtetit të Kalifornisë, të transmetuar live në media, Grenell ka qëndruar nga “krahu i zemrës” së Presidentit, ndërsa bashkëshortja nga krahu i djathtë.

Grenell ka qëndruar krah Presidentit përgjatë inspektimeve në terren në zonat e goditura nga zjarret masive, si edhe ka biseduar me drejtuesit lokalë, nëse ata kanë nevoja të veçanta.

Në situatat dhe misionet më të vështira, Grenell, i njohur për publikun shqiptar edhe si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat Kosovë-Serbi, është shfaqur përherë krah Trump.

Grenell ka shërbyer më parë si këshilltar i vjetër për politikën e jashtme dhe Trump tashmë në mandatin e dytë e zgjodhi për të shërbyer si i dërguar për misione speciale, duke e ngarkuar atë të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.

Grenell gjatë mandatit të parë të Trumpit fitoi më tej reputacion dhe stili i tij u vlerësua nga presidenti i zgjedhur, i cili sheh vlerë në bisedat e hapura me aleatët.

Grenell mbeti ngushtësisht i lidhur me Trump pasi ai u largua nga detyra në vitin 2021, duke shërbyer si këshilltar kryesor për politikën e jashtme.

Richard Grenell ka deklaruar se tani me administratën Trump në pushtet, rajoni i Ballkanit Perëndimor do të bëhet prioritet në politikën e tij. Ai premtoi se të gjithë që jetojnë në Ballkan do të jenë dëshmitarë të përparimit të të gjithë rajonit. /ekofin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion