Familjarët fshehën gëzhojat dhe zhdukën pistoletën, dalin DETAJE të rënda mbi ngjarjen në Vlorë! 17-vjeçarja ende në intubim

Aktualitet

Familjarët fshehën gëzhojat dhe zhdukën pistoletën,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë. Policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17 vjeçarja ka qëlluar veten, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen. I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.

Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo. Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj.

Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion