Familja shqiptare u shua në Itali, i afërmi: E morëm vesh lajmin nga televizori, kanë qenë të mrekullueshëm

Aktualitet

Familja shqiptare u shua në Itali, i afërmi: E morëm vesh lajmin

Report Tv ka shkuar në shtëpinë e familjes Kola në fshatin Grysh të Peqinit. Dera e shtëpisë është gjetur e mbyllur ndërsa të afërmit e tyre ishin të tronditur për humbjen e thellë.

Kushëriri i Arti Kolës 48 vjeç, tregon se lajmin e trishtë e dëgjuan nga televizori ndërsa tregon se i vëllai i 48-vjeçarit, i kishte telefonuar dhe askush prej familjes nuk e hapte telefonin. Më pas ai kishte njoftuar karabinierët dhe kur kishin hyrë në shtëpi, i gjetën të vdekur.

“Kanë qenë familje e mrekullueshme. Zoti i prehtë të paqe. E morëm vesh nga televizori. I vëllai shkon i binte telefonin dhe nuk e hapnin. 

Ka shkuar me policinë dhe i kanë gjetur te vdekur. Akoma nuk na besohet. Tezes i kanë thënë vetëm për djalin, për 3 të tjerët nuk i kanë treguar. Tragjedia më e madhe që na ka ndodhur”, thanë ndër të tjera familjarët për Report Tv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion