Fadroma pastron betonin e bizneseve, Rama: Do të zhbëhen hap pas hapi derisa të vendoset kufiri
Lajmifundit
/
2 Gusht 2025, 11:59
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga aksioni i IKMT për lirimin e hapësirave publike. Rama shprehet se kjo nismë do të vazhdojë deri sa të vendoset kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare.
“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi.
Përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”-shkruan Rama krahas videos.


