Evakuohen 4 punonjës të gurores, zjarr i përmasave të mëdha në Malin e Shashicës

Aktualitet

Evakuohen 4 punonjës të gurores, zjarr i përmasave të
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë gjatë natës zonën e Shashicës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Situata gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë e vështirë për shkak të përhapjes së flakëve, ndërsa ekipet në terren kanë punuar për izolimin e vatrave të zjarrit.

Për arsye sigurie, katër punonjës të një guroreje janë evakuuar nga zona, për shkak të afrimit të flakëve. 
Në monitorim është mbajtur edhe landfilli i Shërishtës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga përhapja e zjarrit.

Sipas informacioneve të fundit, nuk raportohet rrezik për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Aktualisht situata paraqitet më e qetë, ndërsa vatrat e zjarrit janë drejt izolimit të plotë. Ekipet vijojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion