Euro 98 lekë! Guvernatori në festat e bankave me ish-drejtore në kërkim, tërmet në kursin e këmbimit

Tirane - Ne nje kohe kur skandali i mikro kredive per te cilin nje qytetar u vetehelmua para prokurorise, duket se eshte fashitur, dhe hetimet ndaj tij vazhdojne per ate ceshtje, Guvernatori i Bankes se Shqiperise Gent Sejko shfaqet neper festa bankash private te cilat ish drejtoret e filialeve ne Tirane i kane ne kerkim per vjedhjen e parave te klienteve.
Ne nje situate te tille, diten e sotme, raportohet nje tjeter anomali ne kursin e kembimit ne vend pasi euro ka shenuar nje tjeter renie termetike, ne 98 leke.
Ne perpjekje per te thene se po ben dicka, Banka e Shqiperise ka shperndare ne njoftim per mediat sot, duke njoftiar se:
"Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar, nëpërmjet blerjes së 137.60 milionë eurosh”.
Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve zhvlerësimi i monedhës evropiane nuk ka ndaluar. Prej muajit maj deri më tani euro është dobësuar përballë lekut deri në 4%, pasi në maj euro këmbehej me 100-101 lekë, por tashmë ka zbritur në 98 lekë.
Zyrtarisht, institucionet thonë se valutat po dobësohen nga turizmi dhe investimet e huaja që kanë sjellë fluks të madh të euros apo dollarit në treg.
Por ekspertët thone në këtë zhvlerësim të monedhave të huaja po ndikon ndjeshëm edhe paraja informale. Ky zhvlerësim ka goditur jo vetëm eksportuesit me humbje të fitimit me miliona por edhe vetë arkën e shtetit.
Përtej këtyre ndërhyrjeve për të stabilizuar kursin, Banka e Shqipërisë ka blerë edhe 101.6 milionë euro me qëllim rritjen e rezervës valutore. Nga janari në qershor për të shtuar rezervën janë blerë 134.2 milionë euro, ndërsa kjo shifër brenda vitit pritet të arrijë deri në 330 milionë euro.
Nëse merren në konsideratë edhe blerjet për të shmangur zhvlerësimin e euros, Banka ka tërhequr nga tregu 271.8 milionë euro vetëm në 6 mujorin e parë të vitit.


