"Çetë hajdutësh që kap hajdutët", Rama këshillon socialistët: Shtrëngoni dhëmbët para tërmetit

Kryeministri Edi Rama është shprehur se PS është një çetë hajdutësh që kap hajdutë. Ndërkaq ai inkurajoi grupin e socialistëvë të shtrengojnë dhëmbët para tërmetit.
“Ky është telegrami im i ngushëllimit, por unë dhe ju ne dhe PS nuk tërhiqemi me çfarëdo lloj çmimi dhe kostot.
Fatura është këtu, baltë baltë baltë. Çeta e hajdutëve edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon në kapjen e hajdutëve prap çeta e hajdutëve është.
Kokën lartë, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi.
Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja, tërmet nga poshtë dhe flak nga lartë. Mandati i katër do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”-u shpreh Rama në përmbyllje të fjalës së tij.”


