Sulmet e Metës ndaj SPAK, Ambasada amerikane paralajmëron reagim të David Wisner

Aktualitet

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Ambasada amerikane paralajmëron reagim

I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, do të flasë për Zërin e Amerikës në lidhje zhvillimet e fundit politike.Intervista vjen në një kohë kur institucionet e drejtësisë dhe përfaqësuesit e tyre po sulmohen. 

Ndiqni Zërin e Amerikës sonte në orën 18:00 për një intervistë ekskluzive të të Ngarkuarit me Punë të Shteteve të Bashkuara, David Wisner, me gazetarin Armand Mero.

Gjatë intervistës, i Ngarkuari me Punë Wisner do të diskutojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sektorët e drejtësisë, mbrojtjes dhe ekonomisë të Shqipërisë, duke u fokusuar te reforma në drejtësi, NATO, si dhe rritja e tregtisë dhe investimeve.

Dje, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe BE dënoi publikisht sulmet e ish-presidentit Ilir Meta ndaj kryeprokurorit Altin Dumani dhe nënvizoi se i qëndrojnë krah SPAK.

Me interes mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i diplomatit të lartë David Wisner, pasi edhe përfaqësuesit e tjetër të vendeve europiane i kanë dënuar këto sulme.


ME TE LEXUARAT