Përplasen bandat shqiptare në Greqi, humb jetën 27-vjeçari

Bota

Përplasen bandat shqiptare në Greqi, humb jetën 27-vjeçari

Dy banda shqiptare raportohet të jenë përplasur me armë të ftohta në Greqi, e për pasojë një prej anëtarëve ka mbetur i vdekur.

Mediat fqinje raportojnë se konflikti nisi rreth orës 23.00 në zonën e Agios Fanourios, Mykonos. Sipas të dhënave nga policia, dy bandat ishin të ndara në grupe me nga 10-12 persona, që e kishin caktuar takimin me anë të celularëve.

Gjatë përplasjes, një anëtar i njërit prej grupeve u plagos rëndë me thikë e më pas humbi jetën. Kur policia arriti në vendngjarje, 27-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Deri më tani, për rastin, në pranga janë vene tre persona që besohet se i përkasin grupit të sulmuesit dhe një nga grupi i viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion