Italia “digjet” nga i nxehti, turistët sfidojnë 40°C pranë Koloseut (VIDEO)

Bota

Italia “digjet” nga i nxehti, turistët sfidojnë 40°C

Temperaturat e larta prej ditësh kanë “pushtuar” Evropën. Turistët pavarësisht temperaturave ekstreme nuk kanë anuluar planet e tyre dhe kanë udhëtuar në destinacionet më të populluara në Evropë siç është Koloseu në Romë.

Që të ndihmojnë sado pak turistët autoritetet kanë gjetur metoda për t’i freskuar ata. Siç shihet edhe nga videot e shpërndara në mediat sociale, ata freskohen duke i spërkatur dhe me shishe ujë.

Ekipet e mbrojtjes civile gjithashtu janë në dispozicion për t’i përgjigjur çdo emergjence të shkaktuar nga temperaturat që shkojnë deri në 40 gradë Celsius.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion