Erion Veliaj lë qelinë dhe shkon në GJKKO! Ja çfarë po ndodh

Aktualitet

Erion Veliaj lë qelinë dhe shkon në GJKKO! Ja çfarë

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është i pranishëm në sallën e gjyqit dhe përfaqësohet në këtë seancë nga avokati Sokrat Gjermeni. Të pranishëm janë edhe dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë është paraqitur nga Veliaj me argumentin se nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, pasi çështja ka kaluar tashmë për gjykim. Rreth një vit nga arrestimi, kryebashkiaku i Tiranës kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me nje masë më të lehtë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025. Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion