Kapet ‘skifteri’ i automjeteve në Korçë, grabiti 4 makina brenda ditës

Aktualitet

Kapet ‘skifteri’ i automjeteve në Korçë, grabiti 4

Katër automjete janë vjedhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës.

Policia ka arrestuar autorin, L. Sh., 42 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

Nga veprimet hetimore, këqyrja e pamjeve filmike dhe informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes në 4 automjete, ngjarje të ndodhura më datë 31.01.2026, në qytetin e Korçës.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion