Ende asnjë vendim për Ergys Agasin/ Ndërpritet përsëri seanca në GJKKO, avokati referoi 2 orë

Aktualitet

Ende asnjë vendim për Ergys Agasin/ Ndërpritet përsëri
Seanca në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit, e cila rinisi në orën 12:00, është ndërprerë sërish pas mbi 2 orësh.

Seanca do të vijojë në një moment të dytë, ndërsa shkak për ndërprerjen është bërë fjala e gjatë e avokatit Maks Haxhia, i cili po paraqet para trupit gjykues argumentet e mbrojtjes së Agasit. Gjykata kërkoi një pauzë.

Më herët, seanca ishte ndërprerë me kërkesë të mbrojtjes, pasi avokati Haxhia kërkoi kohë për t’u njohur me vendimin për caktimin e masës së sigurisë dhe me aktet e tjera të dosjes hetimore, të cilat nuk i kishte pasur më herët në dispozicion.

Gjykata vendosi që seanca të riniste në orën 12:00.

Ergys Agasi ndodhet përballë GJKKO-së për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila ishte caktuar më herët në mungesë.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025 dhe u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, pas disa muajsh në kërkim.

Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua.

Tashmë pritet që seanca të vijojë në një moment tjetër, ndërsa trupi gjykues do të dëgjojë përfundimisht argumentet e palës mbrojtëse dhe më pas do të vendosë për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion