Automjeti merr flakë dhe djeg pyllin/ Zjarri përhapet me shpejtësi në Gjirokastër, rrezikohen dy fshatra

Aktualitet

Automjeti merr flakë dhe djeg pyllin/ Zjarri përhapet me
Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e fshatit Tërbuq në Gjirokastër, ndërsa zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në terrenin përreth.

Sipas MZSH-së Gjirokastër, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, të favorizuara nga bari dhe shkurret e thata, si edhe nga era. Zjarri është përhapur në drejtim të Labovës së Madhe dhe Labovës së Vogël, duke rrezikuar përhapjen më tej drejt zonave të banuara.

Në vendngjarje është angazhuar i gjithë efektivi i MZSH-së Gjirokastër, i cili po punon për izolimin e vatrave dhe shuarjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar afrimin e zjarrit pranë banesave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion