Agron Shehaj sulmon Bashën: Ka listën e votuesve të PD, nuk i është dhënë asnjë kandidati tjetër

Politikë

Agron Shehaj sulmon Bashën: Ka listën e votuesve të PD, nuk i

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka akuzuar se zgjedhjet në PD janë të pandershme, pasi listën e votuesve e ka vetëm Lulzim Basha, ndërkohë që asnjë nga kandidatët e tjerë nuk e ka marrë.

Ai tha se edhe afatet e vendosura për fushatë janë për të ndikuar mbi garën, ndërsa shtoi se nuk ka kundërshtuar pasi e dinte se kërkesat e tij nuk do të merreshin parasysh.

“Unë jam futur në garë për të fituar, dhe nëse humbas zgjedhjet do vazhdoj të jem deputet i PD dhe nuk do marrë asnjë post në parti.

Ka shumë probleme në zgjedhjet në PD. Listën e anëtarëve e ka vetëm një nga kandidatët, Lulzim Basha. Asnjë tjetër nuk e ka listën e votuesve. Afatet e vendosura për zgjedhje janë bërë për të ndikuar mbi garën. Por kur nuk mund t ëarrish asnjë rezultat nga kërkesat, është e kotë që t’i bësh nëse nuk ke asnjë shpresë se do të pranohen”, tha Shehaj në Syri Tv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion