EMRI/ Vodhi “Audin Q5” dhe tentoi të arratiset, 35-vjeçari në Shqipëri pa dokumente, refuzon deklarimin në polici!

Aktualitet

EMRI/ Vodhi “Audin Q5” dhe tentoi të arratiset,

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit italian, i cili pasi  vodhi një Audi Q5 tentoi të arratisej, por pasi përplasi disa makina dhe lëndoi një polic ai u arrestua.

Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Angelo Esposito, ndërsa mësohet se ai nuk ka pranuar të japë asnjë deklarim para policisë, madje nuk i është gjetur asnjë dokument me vete.

Pas arrestimit, policia është lidhur me Ambasadën Italiane në Tiranë për të marrë më shumë informacion si dhe për aktivitetin dhe qëndrimin e tij në Shqipëri.

Deri në këtë fazë mbeten të paqarta arsyet e hyrjes së 35-vjeçarit në Shqipëri, si dhe koha kur ai ka mbërritur në vendin tonë.

Autoritetet shqiptare pritet të marrin informacion shtesë nga pala italiane për të sqaruar rrethanat e qëndrimit të tij në Shqipëri dhe për të verifikuar të dhënat e tij.

Angelo Esposito u arrestua pas një ndjekjeje policore, pasi dyshohet se kishte vjedhur një “Audi Q5”. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai përplasi disa automjete dhe goditi me makinë një punonjës policie, i cili pësoi dëmtime të lehta në krah.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion