EMRI/ U transportua te Trauma në Tiranë, vdes gruaja që pësoi aksident në aksin Peshkopi-Luzni

Aktualitet

EMRI/ U transportua te Trauma në Tiranë, vdes gruaja që

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të martë në aksin rrugor Peshkopi–Luzni, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi në një prej kthesave të rrugës rurale, ku për shkaqe ende të paqarta drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Për pasojë, makina ka përfunduar jashtë rruge dhe ka shkaktuar plagosjen e dy personave.

Gruaja, Arta Çera, u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar lëndime më të lehta dhe po trajtohet në spitalin e Peshkopisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion