EMRI/ U qëllua me 3 plumba në sy të gruas e fëmijës, kush është 50-vjeçari që u plagos në Shijak

Aktualitet

EMRI/ U qëllua me 3 plumba në sy të gruas e fëmijës,

SHIJAK- Eshte mësuar identitetin e 50-vjeçarit, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjne e djeshme në Shijak. Bëhet fjalë për Ardjan Çyrbjan, ndërsa autori i dyshuar është Ervis Hodo.

Ky i fundit ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit , i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës.

Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës.  Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.

I plagosuri është nga Shijaku, ndërsa autori i krimit Hodo është nga Dibra, i ardhur disa dekada me parë me banim në Shijak.

Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur pounën për zbardhjen e plotë të ngjarjes

ME TE LEXUARAT