Dhuna në protestën te Kuvendi, nesër masa për 2 protestuesit! Njëri siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic

Aktualitet

Dhuna në protestën te Kuvendi, nesër masa për 2

Në Gjykatën e Tiranës nesër mbahet masa e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me dhunën në protestën e së enjtes para parlamentit.

Për të dy blutë kanë administruar prova që i përfshijnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë.

Më konkretisht, Artemisa Islamaj, sipas burimeve sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit.

Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë.

Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion