Emri/ Tentoi të kalonte emigrantë drejt Greqisë, arrestohet 31-vjeçari me shtetësi të huaj!

Një 31-vjeçar me shtetësi etiopiane, banues në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar në Sarandë, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një grup emigrantësh drejt Greqisë.
Ata shoqëroheshin nga Finan Kibrom, 31 vjeç, që kishte marrë përsipër të organizonte kalimin e tyre në këmbim të përfitimit financiar.
Sipas hetimeve paraprake, ky dyshohet të jetë rasti i dytë që 31-vjeçari kryente këtë veprimtari të paligjshme. Ai udhëtonte nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, merrte grupin me të cilin kishte komunikuar më parë dhe përpiqej t’i kalonte përmes kufirit të gjelbër.
Nëse kalimi realizohej me sukses, një taksi i priste për t’i transportuar më tej brenda territorit grek.


