Emri/ Rrahën me sende të forta avokatin Mario Mejdini, dorëzohet në polici një prej autorëve

Aktualitet

Emri/ Rrahën me sende të forta avokatin Mario Mejdini, dorëzohet

Ditën e sotme është dorëzuar një prej të dyshuarve të dhunimit të avokatit 39 vjecarit, Mario Mejdini, ngjarje kjo e ndodhur në 5 korrik në afërsi të Portit. Konkretisht është ndaluar shtetasi Aleks Rexha.

Ky person është vetëdorëzuar  sot pasi ishte i shpallur në kërkim policor së bashku edhe me shtetasit E.F dhe S.N, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në mesditën e datës 5 korrik në lagjen nr.4 këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës,në prani edhe të pushuesve, i bënë pritë një automjeti tip Mercedes-Benz,  i thyen xhamat ndërkohë qe drejtuesi i mjetit doli me vrap, ndërsa është ndjekur prej tyre dhe  duke e goditur keqas me shkopa bejsbolli.

I plagosuri, 39-vjecari Mario Mejdini u transportua në spitalin e qytetit me plagë të rënda dhe fraktura në krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion