Nëna detyrohet të hedhë foshnjën nga ndërtesa për ta shpëtuar nga zjarri

Bota

Nëna detyrohet të hedhë foshnjën nga ndërtesa për

Një nënë në Durban, Afrika e Jugut, u detyrua të hidhte foshnjën e saj nga një ndërtesë së cilës i ishte vënë zjarri nga plaçkitësit.

Nëna dhe foshnja u ribashkuan me njëra-tjetrën pa lëndime pasi fqinjët i ndihmuan.

Afrika e Jugut është përfshirë nga trazirat që pas shkarkimit dhe dënimit me burg të Presidentit të vendit, Jacob Zuma. Të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e dhunës.

Fillimisht, gjithçka nisi në formën e protestave e më pas ato u kthyen në dhunë gjatë fundjavës, në formën e zjarreve, me bllokim të autostradave si dhe me plaçkitjen e bizneseve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion