EMRI/ Nuk ndaloi automjetin dhe rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, arrestohet 30-vjeçari që shiste kokainë

Aktualitet

EMRI/ Nuk ndaloi automjetin dhe rrezikoi jetën e punonjësve të

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”.

Nuk ndaloi automjetin me të cilin shpërndante Kokainë dhe Cannabis, por u largua me shpejtësi, duke iu rrezikuar jetën punonjësve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, Ervis Sula.

Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi.

Në banesën e këtyre shtetasve u gjetën:
630 gramë Cannabis, një sasi Kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues.

Në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. S., 30 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi F. S., 67 vjeç, të dy banues në Peqin.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në lagjen “Teqe”, i është bërë shenjë ndalimi, automjetit me drejtues shtetasin E. S., i cili dyshohej se shiste Kokainë dhe Cannabis, në Peqin. 30-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion