Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, e pëson dhe pasagjeri

Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari

Arrestohet një 20-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet. Po ashtu është proceduar edhe pasagjeri, për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Street”.


Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç.

Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë..

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion