EMRI/ Me taksi nga Pogradeci ne Lezhë, 48-vjeçarit i kapen mina me telekomandë dhe armë

Aktualitet

EMRI/ Me taksi nga Pogradeci ne Lezhë, 48-vjeçarit i kapen mina me

Policia e Lezhës ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili është kapur i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë, të cilat dyshohet se do i shiste.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni” është vënë në pranga shtetasi Arben Zagolli, banues në Pogradec, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi Arben Zagolli. Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48-vjeçarit të armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion