Emri/ Mbante në banesë dy armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Emri/ Mbante në banesë dy armë zjarri pushkë dhe municion

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mbante në banesë armë zjarri. Në pranga ra Arben Karaj, cili posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë.

Ai u arrestua  për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion