Emri/ Makinat përplasen te “Liqeni i Levanit”, plagoset një prej shoferëve
Lajmifundit
/
19 June 2023, 12:07
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Liqeni i Levanit” ku dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin.
Mjeti tip “ BMË” me targa AB341JU, me drejtues shtetasin Kristian Marku, ka goditur mjetin tip “Benz” me targa AA597SG, me drejtues shtetasin Ardit Kalemi, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.


