Emri, ky është i riu i arrestuar sot në Vlorë! I shpëtoi dy herë atentateve!

Aktualitet

Emri, ky është i riu i arrestuar sot në Vlorë! I

Policia e Vlorës ka arrestuar sot gjatë një aksioni,  një emër mjaft të njohur. Bëhet fjalë për Endrit Sadedini, i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve për shkak të konflikteve për pazare droge.

Mësohet se i riu ka tentuar të arratiset gjatë momentit që pa uniformat blu  dhe ka tentuar të qëllonte ndaj tyre, ndërsa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

ME TE LEXUARAT