Emri, kjo është 12-vjeçarja që vdiq në Durrës si pasojë e hemorragjisë cerebrale!

Aktualitet

Emri, kjo është 12-vjeçarja që vdiq në Durrës si

Endi Bardhi është 12-vjeçarja nga Sukthi që ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Durrësit, pasi pësoi një hemorragji cerebrale.

Sot pritet që të kryhet autopsia e 12-vjeçares për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes ndërsa janë marrë në pyetje edhe mjekë. 

Emitura ka qenë në mësim kur është ndjerë keq dhe e kanë dërguar me autoambulancë në urgjencën e pediatrisë me konvulsione, rreth orës 09:30.

Gjendja e saj është përkeqësuar në orët në vazhdim dhe ekzaminimi me skaner ka përcaktuar shkakun e gjendjes së rënduar shëndetësore. Nga kartela mjekësore rezulton se vajza ka patur gjakderdhje të vazhdueshme në koke por pritet t'i kryhet një ekspertizës mjeko ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

ME TE LEXUARAT