EMRI/ Kërcet arma në Dobraç të Shkodrës! 41-vjeçari kërcënon fqinjin

Aktualitet

EMRI/ Kërcet arma në Dobraç të Shkodrës!

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër, ku janë regjistruar dhe të shtëna me armë.

Mësohet se një 41-vjeçar, i identifikuar si Sirian Jahja, ka kërcënuar me armë fqinjin e tij për shkaqe që akoma janë të paqarta..Ai ka qëlluar me armë në tokë dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë. Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç. Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion