Emri/ Kapet shoferi i ML-së që aksidentoi policët dhe 5 automjete në Vlorë!

Aktualitet

Emri/ Kapet shoferi i ML-së që aksidentoi policët dhe 5 automjete

Një automjet tip ML me ngjyrë të zezë pasi nuk iu bind  urdhërit të policisë së Vlorës për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka përplasur 5 automjete, mes tyre edhe një mjet i policisë së Burgjeve.

Pas ngjarjes uniformat blu kanë arrestuar shoferin Kelian Llakaj, i cili nga kryerja e testit të alkoolit ka  rezultuar në gjendne të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg.  34-vjeçari është shoqëruar në Komisariat ndërsa të plagosurit ndodh në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Në gjendje të dehur në drejtim të automjetit, përplas disa mjete dhe tenton t’i largohet Policisë, kapet dhe ndalohet pas ndjekjes 34-vjeçari.

Sot, rreth orës 19:50, në rrethrrotullimin e Çoles, në lagjen “1 Maji”, shtetasi K. Ll., 34 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka përplasur fillimisht tre mjete dhe, gjatë lëvizjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ka goditur edhe një tjetër mjet me drejtuese shtetasen A. K., rreth 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për ndalimin dhe kapjen e tij. Pas lokalizimit të 34-vjeçarit, ky i fundit ka tentuar t’i largohet shërbimeve të Policisë duke manovruar me shpejtësi dhe goditur dy mjete të Policisë, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve. Pas ndjekjes së vazhdueshme nga Policia, në një zonë jashtë qendrave të banuara, për të shmangur rrezikun për drejtuesit e tjerë të mjeteve apo kalimtarët e rastit, u bë e mundur ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit K. Ll., i cili u shoqërua menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT