Dalim pamjet nga aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rejat në Kosovë!

Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në komunën e Ranillugut në rajonin e Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Ismet Hashani, konfirmon për Insajderin se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një kthimi të pasigurt nga ana e drejtuesit të kamionit.
Sipas Hashanit, hetimet kanë treguar se manovra e kamionit ka penguar lëvizjen e automjetit që ishte në proces të tejkalimit, duke shkaktuar humbjen e kontrollit nga ana e shoferes së veturës.
Sakaq janë bërë publike pamjet nga aksidenti i rëndë!
https://www.facebook.com/share/v/15cPyGy9n5/


