Emri/ Iu shembën kangjellat e ballkonit, i riu bie nga lartësia tek hotel "Rogneri" dhe vdes

Aktualitet

Emri/ Iu shembën kangjellat e ballkonit, i riu bie nga lartësia tek

Një 28-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Hotelin Rogner, i cili është pozicinuar në zemër të Tiranës.

Mësohet se 28-vjeçari ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ka rënë nga dritarja e katit të 5 të këtij hoteli.

Ajdin Mustafi kishte ardhur nga Zvicra mbrëmjen e kaluar për të kaluar disa ditë në kryeqytetin shqiptar, por gjeti vdekjen në mënyre tragjike rreth orës 14:40 pasi është rrëzuar nga dritarja e katit të 5 të hotel Rogner.

Burime për News24 thanë se i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri dhe i riu ra nga lartësia duke u përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit.

Ai pësoi dëmtime serioze dhe pasi mbërriti në Spitalin e Traumës ndërroi jetë. I riu ndodhej i vetëm në dhomë kur ka ndodhur ngjarja. Policia e Tiranës e ka cilësuar ngjarjen aksidentale megjithatë ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Burime për News24 thanë se pritet të merren masa ndaj hotelit. Nga verifikimet është vërejtur se hoteli nuk ka vënë asnjë shenjë dalluese për rrezikun që përbënin kangjellat dhe as ka paralajmëruar klientët për mundësinë e shembjes se tyre.

Kamera e News 24 ka parë se disa orë pas vdekjes së 28-vjeçarit disa punonjës po ndërhynin në dhomat bosh të hotelit duke përforcuar me vida kangjellat e dritareve të tjera të hotelit.

Njoftimi i policisë


Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion