EMRI/ I dënuar për prostitucion në Belgjikë, i konfiskohet hoteli në Cërrik

Aktualitet

EMRI/ I dënuar për prostitucion në Belgjikë, i konfiskohet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e një personi, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Kamami, i cili rezulton i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”. Atij i është sekuestruar një objekti 2-katësh, bar, restorant dhe hotel, në zonën kadastrale nr.2559 në fshatin Malasej të Cërrikut.

Nga hetimi është provuar se Arjan Kamami nuk e justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit Arjan Kamami rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.

Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgikm si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Organi i akuzës bën me dije se hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin Arjan Kamamin në Belgjikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion