Emri/ I dënuar për drogë, merr fund arratia e 45-vjeçarit në Berat

Aktualitet

Emri/ I dënuar për drogë, merr fund arratia e 45-vjeçarit

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga, pasi ishte i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar

“Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Berat, lokalizuan në lagjen “Muzakaj”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Marjus Marini, 45 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Apelit në Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion