Vrasja e Florian Selimit në Fier, arrestohet 31-vjeçari në kërkim

Aktualitet

Vrasja e Florian Selimit në Fier, arrestohet 31-vjeçari në

Policia e Fierit arrestoi Sadri Selacin, 31-vjeçarin në kërkim pasi ishte dënuar me 19 vjet burg për vrasjen e Florian Selimit më 11 Gusht të vitit 2019.

Në lidhje me këtë ngjarje është dënuar me 19 vjet burg edhe Kiri Mernica, i cili aktualisht po e vuan dënimin. 

Florian Selimi, 23 vjeç, u gjet i vrarë në fshatin Sulaj të Fierit në 11 Gusht të vitit 2019. Ai ishte goditur me thikë dhe trupi i tij ishte hedhur në një kanal.

Njoftimi i policise:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Sharp”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për vrasje.

I dënuar me 19 vjet burgim, për një vrasje me mjet prerës (thikë), të kryer në vitin 2019, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Sharp”, si rezultat i të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim Sadri Selaci, 31 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06.07.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 11.08.2019, në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. M. (aktualisht vuan dënimin në IEVP), ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. S..”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion