I dënuar me 14 vite burg, arrestohet në Luksemburg “mjeshtri” i arratisjeve nga burgu Edison Pula!
Është vënë në pranga në Luksenburg 30-vjeçari i shumëkëkruar nga autoritetet shqiptare, Edison Pula.
Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve me homologët e FAST Luksemburgut, nëpërmjet koordinimit të rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Together”.
Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua dhe u vu në pranga Edison Pula, 30 vjeç, i lindur në Krujë, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Edison Pula, njihet si njeriu që në Shqipëri hodhi në erë karrierën dy policëve mbasi u arratis në çastet që ata po e fusnin në burg. Po ashtu ai është arratisur edhe nga një burg në Itali.
Nga burgu i Trevizos, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.