Pas protestave, gazetarët fitojnë betejën me Kuvendin

Aktualitet

Pas protestave, gazetarët fitojnë betejën me Kuvendin

Reporterët e terrenit fituan këtë të martë betejën profesionale me Kuvendin e Shqipërisë. Protestat e nisura një muaj më parë, për të mos lejuar izolimin e medias në institucionin kryesor për një republikë Parlamentare dha rezultat.

Reporterët do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi firmën mbi vendimin e Byrosë së Kuvendit e cila rrëzoi vendimarrjen e saj të mëparshme, duke pranuar kërkesa të gazetarëve. Gjithashtu Kuvendi u tërhoq nga vendimi që punonjësit e gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambjentet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar kur ata hyjnë në institucuion.

Reagimet e forta të reportetëve të terrenit erdhën menjëherë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, e cila i linte gazetarët jashtë institucioneve, duke urdhëruar që aksesi i vetëm që ata kishin të ishte përmes një salle në Kuvend ku të transmetoheshin në kohë reale mbledhjet e Komisionet. Pas protestave të gazetarëve dhe reagimeve të shoqatave të gazetarëve dhe Bashkimit Europina, Kuvendi i Shqipërisë u ul me gazetarët dhe vendosi të tërhiqet nga vendimarrja e tij, duke pranuar kërkesat e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion