EMRI/ GJKKO i caktoi masën e arrestit në shtëpi, 46-vjeçari i akuzuar për krim të organizuar… “zhduket”

Aktualitet

EMRI/ GJKKO i caktoi masën e arrestit në shtëpi,

Stacioni i Policisë Memaliaj shpalli në kërkim shtetasin Landi Lezi, 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a dhe 334 i Kodit Penal.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 46-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion