Trafik kokaine nga Holanda, arrestohen 4 anëtarë të bandës shqiptare të drogës

Aktualitet

Trafik kokaine nga Holanda, arrestohen 4 anëtarë të bandës

Tre shqiptarë dhe një italian, pjesë e grupit kriminal që vepronte për kartelin e drogës “Kompania Bello” janë vënë në pranga nga policia italiane. Ky grup i strukturuar u godit në shtator të 2020 gjatë një operacioni policor i koduar “Los Blancos”.

Prangosja e 4 anëtarëve të bandës u bë gjatë një operacioni mes Toscanës dhe zonës së Emilia Romagna-s, ku u kapën 15 kg marijuanë. Dje Skuadra Mobile e Florence, në bashkëpunim me atë të Modena, zbatoi një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Gip i Gjykatës së Firences si pjesë e një hetimi të koordinuar nga Prokuroria Publike.

Kompania Bello sipas mediave italiane vepronte në disa kontinente, por më shumë kishin lidhje me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, ndërsa pjesën më të madhe të kokainës e trafikonin në Europë. Gjykata vendosi “arrest me burg” për tre shqiptarët nga mosha 32-47 vjeç, ndërsa për 46-vjeçarin italian detyrim për të qendruar në komunën e Modenas.

Hetimet zbuluan se grupi merrte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria dhe më pas e trafikonin në Itali. Policia ka shpallur edhe dy persona të tjerë në kërkim.
‘Kompania Bello’ u shkatërruar pas një hetimi 5 vjeçar nisur më 2015 pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari, i cili është arrestuar në Dubai me emrin e rremë Denis Matoshi dhe pritet që të ekstradohet në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion