Emri/ E rëndë në Greqi, vritet me thikë shqiptari në mes të Athinës
Lajmifundit
/
12 Qershor 2023, 14:54
Aktualitet

Athine, vritet me thikë 23 vjeçari shqiptar Koço Myftari, lindur në Delvinë e banues në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 05.30 të mëngjesit kur policia e Athinës është njoftuar nga spitali se aty kishte mberritur një i ri i plagosur.
Për shkak të gjendjes së rëndë ai është futur në sallën e operacionit por nuk ka mundur t’i shpetojë plagëve.
Kanë qenë miq të viktimes ata që e kane çuar të riun në spital por janë larguar më pas. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe shoqerojë për të marrë dëshminë e tyre.


