Emri/ Arrestohet 26-vjeçari që kreu 2 vjedhje brenda 24 orëve në Kurbin!

Policia ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për 2 vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh.
I riu i identifikuar si Françesko Doçi, u kap në flagrancë teksa voziste me një makinë të vjedhur, pas denoncimit të pronarit të kësaj të fundit, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.
Njoftimi i policisë:
Identifikohet, kapet dhe arrestohet 26-vjeçari që kreu dy vjedhje brenda 24 orëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestojnë në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh. Sekuestrohen si prova materiale automjeti i vjedhur dhe sendet e tjera të vjedhura.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.
Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, F. D., 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se po ky shtetas, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari F. D., për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


