Aksident në Greqi, automjeti përplaset me motorin, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Aksident në Greqi, automjeti përplaset me motorin, ndërron

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.

Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”.

Kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar, që udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.

Përplasja ka qenë e fortë, fillimisht 42-vjeçari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi t’u rezistonte lëndimeve të marra, duke ndërruar kështu jetë vetëm 2 orë më vonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion