EMRI/ 39-vjeçari kapet me kokainë në ‘Bllok’, nën hetim edhe motra e tij 61-vjeçare

Aktualitet

EMRI/ 39-vjeçari kapet me kokainë në ‘Bllok’,
Në kuadër të aksionit të koduar ‘Blloku’ Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Marsel Doku, 39 vjeç, i cili akuzohet për shitje dhe prodhim narkotikësh, ndërkohë që nën hetim është vendosur edhe motra e tij 61-vjeçare, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, janë konstatuar një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Fati i Lojërave 2, janë vënë në pranga shtetasit Juljan Kabashi dhe Ahmet Haxhiu, 30 dhe 33 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Tiranë

Finalizohen nga DVP Tiranë 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojërave të fatit.

Bien në prangat e Policisë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Blloku” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave 2” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 ,u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për shtetasin në kërkim E. M., 22 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit)pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve F. V., 41 vjeç dhe E. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me sende të forta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

V., 27 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

D., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion