Emri/ 28-vjeçari shqiptar në Australi i jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit!

Aktualitet

Emri/ 28-vjeçari shqiptar në Australi i jep fund jetës, hidhet

Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Australi. Viktima është shtetasi Mario Bacaj, 28 vjeç, i cili dyshohet se është hedhur nga një ndërtesë pranë një bari të njohur në qendrën tregtare të Adelaide-s.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën pranë Bar & Restorantit 2KW, i vendosur në katin e tetë të ndërtesës. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke dërguar në vendngjarje katër njësi të Shërbimit të Zjarrfikësve, dy ambulanca dhe tre automjete policie.

Dyshohet se i riu shqiptar e ka ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e shëndetin mendor për shkak të depresionit, por hetimet vijojnë ende. Shokët dhe kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet më të thella pas këtij humbjeje të parakohshme dhe në vendin e ngjarjes ata kanë vendosur buqeta me lule dhe dedikime.

28-vjeçari shqiptar ishte baba i një djali të vogël dhe ish-futbollist i ekipit “West Adelaide Raptors Soccer”. Në një postim në rrjetet sociale, ekipi i ka shprehur ngushëllimet familjes së Marios duke e përshkruar atë si një lojtar të shkëlqyet dhe një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë.

 

ME TE LEXUARAT