EMRAT/ Të shtënat me armë në Sarandë, kush janë dy të rinjtë të plagosur rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në Sarandë, në lagjen nr.4, pranë stadiumit të qytetit, ditën e sotme.
Të plagosurit janë Gëzim Hoxhaj 32 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, dhe pritet të nisen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Rrethanat dhe dinamika e ngjarjes është e paqartë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, të cilët kanë bërë rrethimin e zonës.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë.


