Plagosja në Sarandë, policia zbardh ngjarjen: Dy të lënduar, nisen me urgjencë drejt Traumës

Policia e Sarandës ka zbardhur plagosjen pasditen e sotme në lagjen nr.4.
Mësohet se në rrethana të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy persona të moshave 32 dhe 24 vjeç. Të dy janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.
"Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje", njofton policia.


