Emrat/ Skandali në Universitetin Bujqësor, GJKKO lë në burg 5 zyrtarë!

Aktualitet

Emrat/ Skandali në Universitetin Bujqësor, GJKKO lë në burg

Një ditë pasi SPAK kërkoi arrest me burg për 24 zyrtarë në Universitetin Bujqësor, sot GJKKO ka rivlerësuar masat.

Mësohet se gjykata e Posaçme ka lënë në burg 5 persona, ndërsa për 19 të tjerë ende nuk ka një vendim. 

Në burg është lënë: 

1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)

2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

3- Mehmet Qoshja, - drejtor i prokurimeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

4- Altin Murto, - Drejtor i fondeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

5- Piro Zoga - Zotëruesi i operatorit 'Krijon shpk' - “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

Kujtojmë se pedagogët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi dyshohet se janë përfshirë në tendera të paligjshëm duke abuzuar. Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama që e ka cilësuar të padrejtë vendimin e SPAK.

ME TE LEXUARAT